Turqia sërish do ta marrë detyrën e Komandës së KFOR-it në tetor të këtij viti në një mandat njëvjeçar, ka bërë të ditur Ministria turke e Mbrojtjes.
Kjo do të jetë hera e dytë që Turqia e merr këtë detyrë. Mandatin e parë e kishte në periudhën 2023-2024.
Mandatin aktual e drejton Italia me gjeneralmajorin Enrico Barduani. Ky e pati marrë detyrën e komandantit të KFOR-it nga gjeneralmajori i ushtrisë turke, Ozkan Ulutash në tetor 2024.
Gjeneralmajor Barduani është komandanti i 29-të i KFOR-it, ndërkaq është gjenerali i 14-të italian që komandon misionin e KFOR-it./Koha/