Stafi i Komunës përcjell me respekt dhe mirënjohje ish-kryetarin Besim Ilazi

Stafi administrativ i Komunës së Kaçanikut ka përcjellë me respekt të jashtëzakonshëm dhe mirënjohje të thellë ish-kryetarin Besim Ilazi, pas më shumë se një dekade në krye të komunës. Të punësuarit e administratës e falënderuan për bashkëpunimin, qetësinë dhe profesionalizmin e treguar ndër vite, duke i uruar shëndet dhe suksese në rrugëtimin e tij të mëtejshëm. Ilazi u vlerësua si një udhëheqës që ka lënë gjurmë të rëndësishme në institucion dhe në zhvillimin e Komunës së Kaçanikut.

Shpërndaje me miqtë