Nxënësit e Gjimnazit “Skenderbeu” pjesë e testimit ndërkombëtar PISA

Më 21 maj 2025, në ambientet e Gjimnazit “Skënderbeu” në Kaçanik, është mbajtur me sukses testi ndërkombëtar PISA – një ndër vlerësimet më të rëndësishme në shkallë globale për sistemet arsimore.

Nxënësit pjesëmarrës kanë treguar përkushtim dhe seriozitet të lartë gjatë procesit të testimit, duke reflektuar përgatitjen dhe angazhimin e tyre përballë një vlerësimi të kësaj rëndësie.

Drejtoria e shkollës ka falënderuar të gjithë nxënësit, si dhe stafin pedagogjik e administrativ për organizimin e rregullt dhe mbështetjen profesionale gjatë gjithë procesit.

Ky testim përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë në arsim dhe vlerësimit të kompetencave të nxënësve në nivel ndërkombëtar.

#kaçanik #gazetakaçaniku

Shpërndaje me miqtë