Me pikëllim të thellë, Drejtoria e QKMF-së në Kaçanik njofton për ndarjen nga jeta të punëtores sonë të çmuar, Jasemina Bela. Ajo shërbeu me përkushtim për 40 vite në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, duke lënë gjurmë të pashlyeshme me profesionalizmin, urtësinë dhe sinqeritetin e saj.
Jasemina do të mbahet mend gjithmonë nga kolegët dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin, si një figurë shembullore në fushën e shëndetësisë. Drejtoria e QKMF-së u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe gjithë komunitetit për këtë humbje të madhe.
🕊️ Shpirti i saj u prehtë në paqe.