Më 12 tetor 2025 zgjedhje në Kosovë

Zgjedhjet Lokale në Kosovë do të mbahen më 12 Tetor 2025

Presidentja e Republikës së Kosovës ka dekretuar 12 tetorin 2025 si datën zyrtare për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në të gjitha komunat e vendit.

Kjo ditë do t’i japë qytetarëve mundësinë që, përmes votës së lirë dhe demokratike, të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në pushtetin lokal për katër vitet e ardhshme – kryetarët e komunave dhe asamblistët komunalë.

#kosova #zgjedhjet

Shpërndaje me miqtë