Mbrëmjen e kaluar, maturantët e Gjimnazit “Skënderbeu” në Kaçanik defiluan në korzën e qytetit, duke sjellë atmosferë festive, krenari dhe shumë stil. Pamjet nga kjo mbrëmje janë bërë virale në TikTok, duke marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive.
Të veshur me elegancë dhe të mbushur me emocion, këta të rinj treguan jo vetëm festën e përfundimit të një kapitulli të rëndësishëm, por edhe gatishmërinë për të hyrë në një fazë të re të jetës së tyre.
Gazeta Kaçaniku u uron maturantëve suksese të pafundme në rrugën e dijes dhe jetës – e ardhmja është në duart e tyre. 🌟🎓
Shiko videon që po bën bujë në TikTok këtu 👉https://vm.tiktok.com/ZNdrQ5D49/