KF Lepenci siguron kombibus për ekipin

.Një lajm i mirë vjen nga KF Lepenci: klubi ka siguruar për herë të parë një mjet transporti të vetin, që do të përdoret si nga ekipi i parë, ashtu edhe nga ekipet zinxhir të gjeneratave të reja.

Ky hap i rëndësishëm u bë i mundur falë ndihmës së shoqatës “Kaçaniku” me seli në Zvicër, e cila kontribuoi financiarisht për blerjen e kombibusit. Përkrahja e diasporës vazhdon të luajë një rol kyç në zhvillimin e sportit lokal.

Përveç kësaj, disa biznese vendore dhe një donator privat kanë kontribuar gjithashtu në këtë iniciativë:

  • Kafiteria Shok
  • Kafiteria One Lounge
  • Furra Roana
  • Ordinanca stomatologjike Mici Dent
  • Donatori privat: Gani Palloshi

Kjo është një arritje e veçantë për klubin, që prej vitesh ka pasur mungesë të një mjeti të tillë. Tashmë, me këtë kombibus, lehtësohet ndjeshëm pjesëmarrja e lojtarëve në ndeshje dhe aktivitete jashtë qytetit.

Urime KF Lepenci dhe falënderim për të gjithë ata që qëndrojnë pas kësaj arritjeje!

#kaçanik #gazetakaçaniku #kflepenci #fikshat #sportinëkaçanik

Shpërndaje me miqtë