FC Prishtina ka fituar Kupën e Kosovës për sezonin 2024–25, duke mposhtur KF Llapin me rezultat 1–0 në finalen e zhvilluar më 22 maj 2025. Golin vendimtar e shënoi mesfushori nga Kaçaniku, Albin Krasniqi, i cili me një goditje të saktë siguroi trofeun për skuadrën e tij.
Kjo fitore i siguron Prishtinës pjesëmarrjen në raundin e parë kualifikues të UEFA Europa League për sezonin 2025–26. /Gazeta Kaçaniku/