Ish deputeti i Kosovës ndalohet nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Merdarë

Sot, më 26 maj 2025, ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Gramos Agusholli, është ndaluar nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Merdarë, ndërsa ishte në udhëtim tranzit drejt Sllovenisë.

Rasti është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), e cila ka njoftuar menjëherë misionet diplomatike të shteteve të KUINT-it, si dhe Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë. Ndërkohë, edhe Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka vënë në dijeni për këtë ndalim të padrejtë përfaqësuesit ndërkombëtarë në Beograd.

MPJD e ka cilësuar këtë veprim si arbitrar dhe represiv, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të Agushollit dhe ndërprerjen e praktikave të tilla që bien ndesh me të drejtën ndërkombëtare dhe konventat për të drejtat e njeriut.

Ministria ka theksuar se do të vazhdojë të mbajë të informuar opinionin publik dhe partnerët ndërkombëtarë për çdo zhvillim të ri rreth këtij rasti.

Shpërndaje me miqtë