Flutura Zeneli krenon Kaçanikun

Flutura Zeneli fiton medaljen e argjendtë në turneun ndërkombëtar “Achilleia” në Greqi

Mundësja e talentuar e Klubit të Mundjes “Kaçaniku”, Flutura Zeneli, ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare. Në turneun prestigjioz “Achilleia” që u zhvillua më 2, 3 dhe 4 maj në Larisa të Greqisë, Flutura arriti të fitojë tri ndeshje dhe, pas një dueli të fortë në finale, u rendit e dyta, duke fituar medaljen e argjendtë.

Ky sukses është një tjetër dëshmi e përkushtimit dhe aftësive të jashtëzakonshme të Fluturës, e cila vazhdon të përfaqësojë me krenari Kaçanikun dhe gjithë Kosovën në garat ndërkombëtare.

Urime Flutura!
Gazeta Kaçaniku

Shpërndaje me miqtë