Dorëzimi i Detyrës nga Besim Ilazi tek Sabedin Vishi

Në Komunën e Kaçanikut u mbajt ceremonia zyrtare e pranim–dorëzimit të detyrës së Kryetarit të Komunës. Pas më shumë se një dekade në krye të Kaçanikut, Besim Ilazi ia dorëzoi drejtimin kryetarit të ri, Sabedin Vishi, duke i uruar suksese dhe shëndet në përgjegjësitë që e presin.

Ilazi falënderoi stafin, bashkëpunëtorët dhe qytetarët për mbështetjen gjatë katër mandateve të tij, ndërsa Vishi e vlerësoi lart punën dhe përvojën e paraardhësit, duke e cilësuar si shembull frymëzimi për qeverisjen e tij të ardhshme.

Stafi administrativ gjithashtu përshëndeti dy kryetarët, duke e shoqëruar dorëzimin e detyrës me respekt dhe mirënjohje për kontributin shumëvjeçar të Besim Ilazit dhe duke i uruar suksese kryetarit të ri.

Shpërndaje me miqtë