Hansi Flick pritet të bëjë një ndryshim tronditës në mbrojtje për duelin ndaj Interit

Barcelona mund të mbetet e detyruar të bëjë një ndryshim të madh për ndeshjen e tyre të dytë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Interit. 

Këto dy skuadra luajtën baras me rezultat 3-3 në ndeshjen e parë në Kataloni, teksa Hansi Flick vazhdoi ta mbante gjallë ëndrrën e tij për ta fituar tripletën. 

Një fitore me rezultat 2-1 ndaj Valladolidit në kampionat do të thotë se skuadra e tij do t’i japë fund vikendit me katër pikë më shumë se Real Madridi para përballjes ndaj tyre më 11 maj. 

Sidoqoftë, fokusi i menjëhershëm i Flick është udhëtimi në Itali dhe tekniku gjerman po përballet me një krizë lëndimesh në mbrojtje. 

Robert Lewandowski pritet të jetë i gatshëm për të udhëtuar, por Flick me gjasë do ta lë atë në bankë, teksa Alejandro Balde do vazhdojë të mbetet jashtë. 

Mungesa e Baldes do të thotë se Flick do të jetë pa dy zgjedhjet e tij të para në krah pasi edhe Jules Kounde është i lënduar. 

Eric Garcia e mbuloi krahun e djathtë për Kounden në ndeshjen e parë dhe pritet të luajë aty edhe në Milan. 

Gerard Martin ka mbuluar mungesën e Baldes, por Flick nuk dëshiron ta sforcojë atë andaj mund të bëjë një ndryshim tronditës. 

Inigo Martinez lëvizi në krahun e majtë në pjesën e dytë ndaj Interit muajin e kaluar, teksa Ronald Araujo ishte partner i Pau Cubarsit në qendër. 

Sipas një raportimi nga Marca, Flick mund t’i kërkojë veteranit bask që të luajë aty sërish në ndeshjen kthyese, për ta ruajtur Martin për ‘El Clasico’.

Shpërndaje me miqtë