Sot shënojmë një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare – 2 Korriku 1990, ditën kur përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Kosovës shpallën Deklaratën Kushtetuese, duke e shpallur Kosovën njësi të barabartë në kuadër të ish-Federatës Jugosllave.

Në kushte të vështira represioni dhe pa mundësi të veprimit institucional, 114 deputetë shqiptarë të Kuvendit të atëhershëm u mblodhën simbolikisht para ndërtesës së Kuvendit në Prishtinë, ku shpallën vullnetin politik të popullit të Kosovës për liri, barazi dhe vetëvendosje.
Kjo deklaratë historike ishte hapi i parë drejt:
- Hartimit të Kushtetutës së Kaçanikut (7 Shtator 1990),
- Mbajtjes së referendumit për pavarësi,
- Zgjedhjes së institucioneve të para të Republikës së Kosovës,
- E në fund, shpalljes së pavarësisë së plotë më 17 Shkurt 2008.
2 Korriku mbetet simbol i guximit politik dhe i vullnetit të pathyeshëm për liri. Kujtojmë me nder ata që morën këtë hap historik dhe të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës.
#kosova