Në një ndeshje të zjarrtë dhe atmosferë fantastike para tifozëve vendas, Kaçaniku Bardhi ka triumfuar ndaj ekipit RBA me rezultat bindës 89:62, duke siguruar kështu kualifikimin për në Superligën U18 në sezonin e ardhshëm.
Seria finale ishte mjaft e ngushtë:
– Ndeshja e parë: Kaçaniku fitoi 75:57
– Ndeshja e dytë: RBA reagoi me fitore 88:81
– Finalja vendimtare: Kaçaniku dominoi 89:62
Ky sukses është një dëshmi e punës së palodhshme dhe përkushtimit të klubit, si dhe përkrahjes së fuqishme nga tifozët e zjarrtë kaçanikas.
🏅 Trofeu u nda nga Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, ndërsa medaljet u shpërndanë nga Drejtoresha e Sportit Hafize Sallahu dhe Komesari për kategoritë e reja në FBK, Xhelal Mumini.
Urime djemve të Kaçanikut për këtë sukses të madh! 👏