Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka bërë të ditur se duke filluar nga nesër, më 27 maj 2025, do të hapet periudha për aplikim në Provimin e Maturës Shtetërore.
Të gjithë maturantët do të mund të aplikojnë në mënyrë elektronike përmes platformës e-Kosova, ndërsa afati për aplikim do të zgjasë deri më 10 qershor 2025.
Aprovimi i aplikimeve nga koordinatorët e shkollave do të bëhet nga data 1 qershor deri më 11 qershor 2025.
Data e testimit është caktuar për 21 qershor 2025, ndërsa rezultatet pritet të shpallen më 30 qershor. Pas shpalljes së rezultateve, nxënësit që kalojnë testin do të mund ta shkarkojnë certifikatën digjitale direkt nga platforma e-Kosova.
Testi do të zhvillohet në një ditë të vetme dhe përfshin katër lëndë:
Gjuhë Shqipe Gjuhë Angleze Matematikë Një lëndë me zgjedhje nga vetë nxënësi
Çdo lëndë përmban 25 pyetje, që në total janë 100 pyetje për të gjithë testin.