KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME – KAÇANIK
Fton të gjithë qytetarët në manifestimin tradicional:
“Dua e Haxhinjve të Kaçanikut”

Të nderuar qytetarë të komunës së Kaçanikut dhe më gjerë,
Me afrimin e ditëve të bekuara të Haxhit, emocionet dhe gëzimi janë gjithnjë e më të mëdha tek haxhinjtë tanë dhe familjarët e tyre. Këtë vit, 35 haxhinj nga komuna jonë po nisen drejt vendeve të shenjta të Mekës dhe Medinës.
Për nder të tyre dhe për të përcjellë me lutje dhe respekt këtë udhëtim të shenjtë, Këshilli i Bashkësisë Islame – Kaçanik ju fton në manifestimin:
📿 “Dua e Haxhinjve”
🗓 Data: E enjte, 22 maj 2025
🕑 Ora: 14:00
📍 Vendi: Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj” – Kaçanik
Hyrja është e lirë për të gjithë – burra dhe gra!
Ejani të ndajmë bashkë lutjen, emocionin dhe bekimin e këtij udhëtimi të bekuar!
Jeni të mirëseardhur!
Me respekt:
KBI- Kaçanik!
#kaçanik #gazetakaçaniku