Në zemër të natyrës së egër dhe të bukur të Kaçanikut, në fshatin Korbliq, gjenden Dy Ujëvarat mahnitëse, të cilat çdo vit tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë të apasionuar pas natyrës dhe qetësisë malore.
Uji i pastër kristal vjen nga bjeshkët e Karadakut të Maqedonisë së Veriut, përmes lumit Morava, i cili e vazhdon rrugëtimin e tij deri në Detin e Zi. Ky burim i freskët formon një pamje përrallore, ku ujëvarat zbresin mbi gurët e egër dhe krijojnë një pus natyral, ideal për freskim gjatë ditëve të nxehta të verës.
Në këtë vend të qetë, vizitorët mund të lahen në pusin natyror, të bëjnë piknik me miqtë dhe familjen, apo thjesht të shijojnë tingullin relaksues të ujit që rrjedh. Është një vend perfekt për të ikur nga rutina dhe për të kaluar një ditë ndryshe, në kontakt të plotë me natyrën.
Përveç freskisë dhe bukurisë, Dy Ujëvarat ofrojnë edhe pamje që do ta pasurojnë çdo album fotografik. Ato janë gjithashtu një pikënisje e mirë për ecje nëpër shtigjet e Karadakut dhe për të zbuluar më shumë thesare natyrore që fshihen në këtë pjesë të Kaçanikut.