
Një ngjarje madhështore sportive dhe përkujtimore u zhvillua dje në Kaçanik, ku u mbajt gara “MX RACE 2”, e organizuar nga klubi Enduro Kaçaniku nën patronatin e Federatës së Motoçiklizmit të Kosovës, Komunës së Kaçanikut dhe me mbështetjen e partnerëve të shumtë.
Kjo garë ishte më shumë se një aktivitet sportiv – ishte një homazh i veçantë për Komandant Bardhin dhe 86 dëshmorët e Kaçanikut, të cilët dhanë jetën për lirinë e vendit tonë.
Atmosfera e ngjarjes ishte mbresëlënëse, me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, garuesve dhe dashamirëve të motoçiklizmit nga e gjithë Kosova. Gara solli emocione të forta, adrenalinë dhe një ndjenjë të thellë respekti për të kaluarën tonë të lavdishme.


Ngjarja kaloi me sukses falë përkushtimit të anëtarëve të klubit Enduro Kaçaniku, të cilët janë zemra e çdo organizimi të këtij lloji. Me punën dhe dashurinë e tyre për këtë sport, ata vazhdojnë të mbajnë gjallë pasionin për motoçiklizmin në qytetin tonë.

Lavdi dëshmorëve të kombit!
Ngjarje të tilla nuk janë vetëm garë – ato janë kujtesë, bashkim dhe vlerësim për ata që sakrifikuan për lirinë tonë.
#kaçanik #gazetakaçaniku #sport