Sukses i madh për juniorët e Kaçanikut – Fitore në ndeshjen e parë të finales!

Ekipi i juniorëve (U18) nga Kaçaniku ka shënuar një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të finales së Kupës së Ligës, duke mposhtur K.B. RBA me rezultat bindës 75-57!

Kjo fitore i afron edhe më shumë drejt titullit dhe është dëshmi e përkushtimit, punës dhe talentit që po zhvillohet në sportin e qytetit tonë.

Ndeshja e dytë e finales do të zhvillohet në fund të kësaj jave në Prishtinë, ku ekipi ynë do të jetë mysafir. I urojmë suksese djemve tanë në vazhdim!

#kaçanik #gazetakaçaniku #kbkaçaniku

Shpërndaje me miqtë