Nga 12 maji, qyteti i Kaçanikut hyn në një kapitull të ri të informimit me lansimin e faqes sonë zyrtare: www.gazetakacaniku.com.
Gazeta Kaçaniku është platforma e parë online e lajmeve nga dhe për qytetin tonë. E krijuar nga një grup vullnetarësh të përkushtuar që prej 27 shkurtit 2021, kjo faqe është rezultat i punës, përkushtimit dhe dashurisë për informimin e drejtë të qytetarëve.
Në mungesë të një gazete lokale për shumë vite, qytetarët e Kaçanikut më në fund do të kenë një hapësirë ku mund të informohen për lajmet e përditshme, historinë, kulturën, sportin dhe zhvillimet më të rëndësishme nga vendi dhe bota – me fokus të veçantë në Kaçanik.
Ky është një hap i vogël për teknologjinë, por një hap i madh për komunitetin tonë.
Gazeta Kaçaniku – për qytetarin, nga qytetari.